# PD kërkon përjashtimin e Ramës me 10 ditë, ofendoi Berishën

> Grupi parlamentar i Partisë Demokratike, ka mbledhur firmat për përjashtimin e kryeministrit Edi Rama nga salla e Kuvendit. PD kërkon që Rama të mos jetë&hellip;

**URL:** https://publialb.al/pd-kerkon-perjashtimin-e-rames-me-10-dite-ofendoi-berishen/
**Published:** 2017-10-12
**Modified:** 2017-10-12

---

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike, ka mbledhur firmat për përjashtimin e kryeministrit Edi Rama nga salla e Kuvendit.

PD kërkon që Rama të mos jetë pjesë e seancës parlamentare për 10 ditë, pasi ofendoi ish-kryeministrin Sali Berisha, ndërsa ky i fundit ishte duke folur në foltoren e parlamentit.

Deputetët demokratë nuk dihet nëse do të qëndrojnë në sallën e Kuvendit deri në orën 17:00 apo do të dalin, por nëse do të dalin atëherë do të ishte e pamundur futja e Flamur Nokës sërish në seancë

---

**Categories:** Lajme
