# PD:  Nuk ka më Polici Shteti, po e përdorin për fushatë elektorale

>  Ish-deputeti i PD-së, Endri Hasa ka reaguar në lidhje me deklaratat e kreut të grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla. Përmes një statusi në ‘Facebook’&hellip;

**URL:** https://publialb.al/pd-nuk-ka-me-polici-shteti-po-e-perdorin-per-fushate-elektorale/
**Published:** 2020-09-16
**Modified:** 2020-09-16

---

** **Ish-deputeti i PD-së, Endri Hasa ka reaguar në lidhje me deklaratat e kreut të grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla.

Përmes një statusi në ‘Facebook’ Hasa thekson se Balla foli sot si polic privat i PS-së, ndërsa shtoi se tashmë Policia e Shtetit nuk është më.

** Statusi i plotë:**

Prej sot, Policia e Shtetit nuk ekziston më. Ajo është Policia Private e Partisë Socialiste. Pjesëmarrja e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në një aktivitet policor në Elbasan, bashkë me gjithë drejtuesit e partisë lokale, e ka zhbërë konceptin “policia e shtetit”.

Në grahmat e fundit të pushtetit, ata po e bëjnë gati policinë ta përdorin për fushatën elektorale për llogari të Edi Ramës.

Pjesëmarrja e Taulant Ballës është edhe një mesazh i dëshpëruar për krimit, duke e shfaqur veten si shpëtimtarin e “çunave problematike”.

- Lajmi i keq është se policia po keqpërdoret si polici private zgjedhjesh, që nuk I shërben qyterarëve por një partie politike.

- Lajmi I mirë është se kanë mbetur vetëm 7 muaj nga shkrirja në një e policisë, e krimit dhe e partisë shtet.

 

---

**Categories:** Politike
**Tags:** PD: Nuk ka më Polici Shteti, po e përdorin për fushatë elektorale
