# PE uron Ramën për fitoren: Partitë të angazhohen në përpjekjet për integrimin

> Grupi i Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Europian iu është bashkuar urimeve për kryeministrin Edi Rama, pas fitores që mori Partia Socialiste në këtë zgjedhje.&hellip;

**URL:** https://publialb.al/pe-uron-ramen-per-fitoren-partite-te-angazhohen-ne-perpjekjet-per-integrimin/
**Published:** 2021-04-28
**Modified:** 2021-04-28

---

Grupi i Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Europian iu është bashkuar urimeve për kryeministrin Edi Rama, pas fitores që mori Partia Socialiste në këtë zgjedhje.

Në mesazhin e tyre, ky grup ka uruar kreun e PS-së për fitoren që sipas tyre ishte fortë. Mes të tjerash theksohet se partitë politike duhet të angazhohen në përpjekjet për integrimin.

“Urime për fitoren e fortë në zgjedhje. Partitë të angazhohen në përpjekjet për integrimin”, thuhet në urim.

Kujtojmë se kanë ngelur edhe pak kuti deri në përfundimin e votave për subjektet politike, ku rezulton se PS ka marrë 74 mandate, ndërsa PD 59 dhe LSI, 4.

---

**Categories:** Bota
