# Për pak ditë bën 56 vjeç, astrologe Meri zbulon si do ta gjejë ditëlindja kryeministrin Rama

> Më datë 4 korrik, kryeministri Edi Rama feston ditëlindjen. Por si do jetë ditëlindja e tij kësaj radhe, duke qenë se jemi edhe në periudhë&hellip;

**URL:** https://publialb.al/per-pak-dite-ben-56-vjec-astrologe-meri-zbulon-si-do-ta-gjeje-ditelindja-kryeministrin-rama/
**Published:** 2020-07-01
**Modified:** 2020-07-01

---

![](https://adrianet.al/wp-content/uploads/2020/07/meri-rama-780x405-1-300x156.jpg)

Më datë 4 korrik, kryeministri Edi Rama feston ditëlindjen. Por si do jetë ditëlindja e tij kësaj radhe, duke qenë se jemi edhe në periudhë pandemie koronavirus? Përgjigjen për këtë pyetje e ka dhënë astrologe Meri Shehu. Kjo e fundit ishte e ftuar në emisionin “Wake Up”, ku u shpreh se “ky 4 korrik e gjen Ramën në një ditëlindje me shumë pikëpyetje”. Sipas saj, mund të shpëtojë vetëm nëse i fut një mendje të lehtë. “Një ditëlindje me përballje dhe deri në datën 12 korrik ka shumë gjëra për të thënë dhe për t’u shqetësuar. Nëse bashkëpunon mirë me Bricjapët e nxjerr nga situata. Ky është një vit sprovë i kryeministrit siç e kam thënë”, u shpreh Meri Shehu.

---

**Categories:** Lajme
**Tags:** astrologe Meri zbulon si do ta gjejë ditëlindja kryeministrin Rama, Për pak ditë bën 56 vjeç
