# ‘Për shkak të Covid, kam humbur shumë koncerte’, këngëtari i njohur shqiptar tregon pengun e madh

> Këngëtari i njohur shkodran Bujar Qamili një intervistë nga shtëpia e tij ka folur për koncertin e mbajtur ku qytetarët e ndoqën nga ballkoni i&hellip;

**URL:** https://publialb.al/per-shkak-te-covid-kam-humbur-shume-koncerte-kengetari-i-njohur-shqiptar-tregon-pengun-e-madh/
**Published:** 2020-07-22
**Modified:** 2020-07-22

---

![](https://adrianet.al/wp-content/uploads/2020/07/981f61756d629ca397d4f68387a32c52_L-300x216.jpg)

Këngëtari i njohur shkodran Bujar Qamili një intervistë nga shtëpia e tij ka folur për koncertin e mbajtur ku qytetarët e ndoqën nga ballkoni i shtëpisë së tyre për shkak të pandemisë.

 

Gjatë intervistës ai ka treguar edhe se i ka mbetur peng realizimi i një repertori të bukur shkodran. “Më ka mbetur peng realizimi i një repertori të bukur shkodran me rreth 12-15 këngë”, u shpreh ai për Abc news duke treguar se ishte një nga gjërat që i ka mbetur peng dhe që pret ta realizojë së shpejti.

 

Më tej ai tregoi po ashtu se për shkak të koronaviorusit ka humbur shumë koncerte.

 

“Më ka mbetur peng realizimi i një repertori të bukur shkodran me rreth 12-15 këngë. Të realizoj të koncert në Pallatin e Kulturës, me orkestrën e madhe simfonike dhe them se me koncertet recitale e mbyllim. Me koncerte , klipe apo këngë do të vazhdoj sërish, por me orkestër është vështirë. Kjo është dëshira ime që dua ta realizoj”, tregoi ai.

 

---

**Categories:** Lajme, Showbizz
**Tags:** ‘Për shkak të Covid, kam humbur shumë koncerte’, këngëtari i njohur shqiptar tregon pengun e madh
