# Përfitimet E Panjohura Të Çokollatës – Vlerat Për Tensionin dhe Truri

> Kënaqësia që merr prej çokollatës është e padiskutueshme. Mënyra se si ajo shijon nuk ka të krahasuar. Konsumi i çokollatës është gjithnjë e në rritje.&hellip;

**URL:** https://publialb.al/perfitimet-e-panjohura-te-cokollates-vlerat-per-tensionin-dhe-truri/
**Published:** 2021-04-08
**Modified:** 2021-04-08

---

Kënaqësia që merr prej çokollatës është e padiskutueshme.

Mënyra se si ajo shijon nuk ka të krahasuar.

Konsumi i çokollatës është gjithnjë e në rritje.

Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org,  kanë zbuluar kanë zbuluar vlerat e fshehura të kësaj ëmbëlsire të pashoqe.

#### **E Pasur Me Antioksidantë**

Çokollata është e pasur me antioksidantë.

Këto substanca natyrale kimike janë të nevojshme për të eliminuar radikalet e lira në organizëm.

Radikalet e lira shkaktojnë oksidim dhe inflamacion që nxisin disa sëmundje kronike.

Burimet më të pasura të antioksidantëve janë farat e papërpunuara të pemës së kakaos.

Për rrjedhojë, kakaoja pluhur dhe çokollata e zezë janë format më të mira të kësaj ëmbëlsire që njeriu duhet të konsumojë.

Çokollatat me qumësht dhe çokollata e bardhë janë të pasura me yndyrna dhe përmbajnë shumë pak antioksidantë.

#### **Ushqyesit Surprizë**

Kakaoja përmban shumë ushqyes dhe minerale siç janë: fibra, bakri, magnezi, manganic, zinku, seleniumi, fosfori, kaliumi dhe hekuri.

Kakaoja e papërpunuar përmban plot 400 polifenolë (antioksidant), madje më shumë se vera e kuqe apo çaji jeshil.

#### **Shëndeti i Mirë Mendor**

Antioksidantët tek çokollata mbrojnë shëndetin mendor.

Flavonoidët mbrojnë neuronet dhe luftojnë inflamacionin që rrezikon sistemin qendror nervor.

#### **Çokollata Për Tensionin E Gjakut**

Ekspertët, të cilëve u referohet AgroWeb.org, shpjegojnë se antioksidantët tek çokollata ndihmojnë qelizat të prodhojnë një substancë natyrale të quajtur oksidi nitrik.

Ajo qetëson enët e gjakut dhe lehtëson qarkullimin e gjakut duke shmangur kështu tensionin e lartë të gjakut.

Megjithatë çokollata nuk është e vetmja që duhet të hani për të mbajtur nën kontroll tensionin e gjakut.

#### **Çokollata Të Përmirëson Humorin**

Çokollata thuhet të përmirësojë humorin.

Kjo vjen si pasojë e një substance kimike që stimulon endorfinën.

Kjo është një tjetër arsye përse natyrshëm njeriu buzëqesh kur ha çokollatë.

#### **Nga Ana Tjetër**

Disa studime kanë nxjerrë në pah se çokollata mund të nxisë migrenën.

Nëse vuani nga migrena përpiquni të mos konsumoni çokollatë dhe të kuptoni nëse ajo nxit dhimbjet.

#### **Sasia E Duhur E Çokollatës**

Disa studime thonë se duhet të konsumoni 20 gramë çokollatë të zezë çdo tre ditë për të marrë përfitimet e lartpërmendura.**/AgroWeb.org**

 

---

**Categories:** Lifestyle
