# Perlat Pashaj i kendon Laberise Nënë

> Këngëtari Perlat Pashaj, tashmë një këngëtar i njohur për këngët e tij të bukura, dhe stilin e veçantë të zerit të tij karakteristik të jugut,&hellip;

**URL:** https://publialb.al/perlat-pashaj-i-kendon-laberise-nene/
**Published:** 2023-11-29
**Modified:** 2023-11-30

---

Këngëtari Perlat Pashaj, tashmë një këngëtar i njohur për këngët e tij të bukura, dhe stilin e veçantë të zerit të tij karakteristik të jugut, po sjell projekte të reja që po pëlqehen masivisht nga fansat e këngëtarit dhe fansat e këngës Labe.

![](https://publialb.al/wp-content/uploads/2023/11/Screenshot_20231129_233310_Messenger-300x279.jpg)

Perlati u lind në Mallakastër dhe gjithmonë e ndjente atë jehonën e këngëve të origjinës së tij të largët nga gryka e Mesaplikut në Smokthinën e parardhëseve të tij, nga ku dhe mori frymëzimin për Të sjellë këngen më të re në tregun muzikor shqiptar.

![](https://publialb.al/wp-content/uploads/2023/11/FB_IMG_1701297006933-300x200.jpg)

Perlati dëshirën dhe pasionin për këngën e kishte që nga vitet e hershme të fëmijërisë, kënga ishte një ëndërr që me suportin e familjarëve dhe miqëve të tij, ai e filloi atë ëndërr për të ardhur deri në realizimin e shumë këngëve të bukura dhe të mbushura plot me elementë tradicional të zonës së jugut.

![](https://publialb.al/wp-content/uploads/2023/11/received_6690930877686169-225x300.jpeg)

Kënga më e fundit që sapo është postuar në kanalin zyrtar të këngëtarit në youtube titullohet “Laberia Nene” me tekst të Astrit Zogaj me orkestrim nga i madhi Valter Beqo (Terri)

Në Fyell: Artisti i madh “Vendim Kapaj”

Klarinet: Maldin Avduli

Violin: Eraldo Feto

Lahute: Bojken Yzeiri

Zerat Shoqerues: Rexhep Sina

Video: Klaudio Prifti & Max Production.

Ju ftojmë që në linkun më poshtë të shikoni dhe dëgjoni këngën

LABERIA NENE NGA PERLAT PASHAJ.

---

**Categories:** Histori/Suksesi/Muzikë
**Tags:** Perlat Pashaj i kendon Laberise Nënë
