# ‘Përmbytet’ me shalqi Rruga e Kombit, kamionçina përplaset dhe përmbyset

> Një aksident ka ndodhur në Rrugën e Kombit. Soç shihet edhe në fotot e mëposhtme, një kamion i ngarkuar me shalqi, ka humbur kontrollin, është&hellip;

**URL:** https://publialb.al/permbytet-me-shalqi-rruga-e-kombit-kamioncina-perplaset-dhe-permbyset/
**Published:** 2020-07-17
**Modified:** 2020-07-17

---

![](https://adrianet.al/wp-content/uploads/2020/07/57d99cec-c577-43d7-bca2-7f237423c9b5-1-300x196.jpg)

Një aksident ka ndodhur në Rrugën e Kombit. Soç shihet edhe në fotot e mëposhtme, një kamion i ngarkuar me shalqi, ka humbur kontrollin, është përplasur me bordurën e rrugës dhe është përmbysur. Kjo përplasje ka shkaktuar derdhjen e të gjithë bostanëve në rrugë, çarjen e tyre dhe ‘përmbytjen’ e Rrugës së Kombit.

 

Nga ngjarja në fjalë nuk raportohet të ketë pasur persona të lënduar, ndërkohë që dëmet materiale janë të konsiderueshme.

---

**Categories:** Lajme, Sociale
**Tags:** ‘Përmbytet’ me shalqi Rruga e Kombit, kamionçina përplaset dhe përmbyset
