# Përmbytja e qytetit, Xhaferraj: Ky është Durrësi i Dakos, Çelës dhe Ramës

> Kreu i Partisë Demokratike në Durrës Ferdinand Xhaferraj ka reaguar sot me anë të një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, në lidhje&hellip;

**URL:** https://publialb.al/permbytja-e-qytetit-xhaferraj-ky-eshte-durresi-i-dakos-celes-dhe-rames/
**Published:** 2020-09-23
**Modified:** 2020-09-23

---

Kreu i Partisë Demokratike në Durrës Ferdinand Xhaferraj ka reaguar sot me anë të një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, në lidhje me përmbytjen në rrugët e qytetit.

“Bashkia ka pastruar kanalet kullues vetëm para 5 ditësh, por 10 minuta shi kanë sjellë përmbytje në rrugë. Këto janë rezultat i keqqeverisjes 13-vjeçare të Bashkisë së Durrësit”, thotë Xhaferraj.

Statusi i plotë:

Para 5 ditesh Bashkia pastroi kanalet kullues dhe te ujerave te zeza. Sot rane 10 minuta shi…

Keto pamje dhe gjendja e renduar e qytetareve te bllokuar, ne pamundesi te nxjerrin femijet nga shkollat, jane rezultat i keqqeverisjes 13 vjecare te Bashkise me te korruptuar te vendit. Ky skandal me i fundit dhe i neveritshem na rikujton se Durresi eshte katandisur me keq se vende ne gjendje lufte.

Ky eshte Durresi i Dakos, Celes dhe Rames.

---

**Categories:** Aktualitet
**Tags:** Çelës dhe Ramës, Përmbytja e qytetit, Xhaferraj: Ky është Durrësi i Dakos
