# Përmbytjet në Durrës, Bylykbashi :  Ky qytet s’do ta harrojë barbarinë

> Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka reaguar në lidhje me përmbytjet e shkaktuara sot në Durrës si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.&hellip;

**URL:** https://publialb.al/permbytjet-ne-durres-bylykbashi-ky-qytet-sdo-ta-harroje-barbarine/
**Published:** 2020-10-13
**Modified:** 2020-10-13

---

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka reaguar në lidhje me përmbytjet e shkaktuara sot në Durrës si pasojë e reshjeve të dendura të shiut. Me anë të një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, ai thekson se Durrësi nuk do ta harrojë ish-kryebashkiakun Vangjush Dakon si dhe barbarinë që u bë me ‘veprat’ publike sipas tij nga PS-ja.

Postimi i plotë:

Durresi nuk do ta harroje barbarine!

Ajo qe mbetet eshte lumi i baltes qe mbulon prej vitesh rruget e Durresit sa here bie shi. Durrsaket do t’i ‎kujtojne me neveri “punen” dhe “veprat” e Partise Socialiste ne 20 vite qeverisje te qytetit, nga tetori i vitit 2000 deri me sot. Nuk kane si t’i harrojne vrragat qe barbaria e periudhes se Dakos la ne fytyren e qytetit. Por durrsaket nuk do ta harrojne qe Dakon dhe ata qe e pasojne si kukulla i ka vene me doren e tij pikerisht Edi Rama. Me 25 prill 2021 durrsaket do t’i bejne “rrespektet” e fundit me vote kryehajdutit qe qeveris vendin dhe bandes se tij qe grabit Durresin.

 

---

**Categories:** Politike
**Tags:** Bylykbashi : Ky qytet s’do ta harrojë barbarinë, Përmbytjet në Durrës
