# Përmbytjet në Durrës, FRPD: E vërteta është se betoni i Gjushit na mbyt dhe jo reshjet e dendura të shiut

> Si kudo në të gjithë vendin që prej mesditës së djeshme Durrësi po përballet me reshje shiu me intensitet të lartë. Gjatë paradites së sotme,&hellip;

**URL:** https://publialb.al/permbytjet-ne-durres-frpd-e-verteta-eshte-se-betoni-i-gjushit-na-mbyt-dhe-jo-reshjet-e-dendura-te-shiut/
**Published:** 2020-10-13
**Modified:** 2020-10-13

---

Si kudo në të gjithë vendin që prej mesditës së djeshme Durrësi po përballet me reshje shiu me intensitet të lartë. Gjatë paradites së sotme, në rrugët e qytetit janë vënë re përmbytje, gjë e cila ndodh sa herë që bie shi.

 

Në lidhje me përmbytjet e ndodhura sot ka reaguar me anë të një postimi, Forumi Rinor i Partisë Demoktarike në Durrës. Me anë të një postimi në faqen zyrtare në Facebook, ky forum shprehet fajtor për përmbytjet është padyshim pushteti vendor që nuk ka mirëmbajtur kanalizimet.

#### “E vërteta është se betoni i Gjushit na mbyt dhe jo reshjet e dendura të shiut”, shkruan [**FRPD Durrës – Faqja Zyrtare**](https://www.facebook.com/frpddurresqender/?__cft__%5b0%5d=AZUtXac_GWE5zsy9R4k1_YXvFpYHzR3JqRTgFdRfVPlhlO3eFOe6cU22cMdCBtw-ptAUAPd7-1UWuoaeMAOunPoTm_9b4s6u5UxpymmsWtiagFHdZbH9e7cHGUeeFe-M_iRbjtKalai6TJyUhTan3mEnCAPcPB0ruQh4_twnVqrOvgy-DqzghWo4ihLfFFv4yo4&__tn__=-UC%2CP-R).

Postimi i plotë:

Do thonë ka rënë shumë shi edhe në perëndim ndodhin përmbytje, Durrësi është në disnivel e të tjera e të tjera, por në fakt është tjetër gjë dhe fajtor padyshim është pushteti vendor që kanalizimet nuk i ka mirëmbajtur, ka dhënë leje ndërtimi atje ku nuk duhej apo ka lejuar të bëhen ndërtime që kanë dëmtuar sistemin kullues të Durrësit.

E vërteta është se betoni i Gjushit na mbyt dhe jo reshjet e dendura të shiut.

 

 

---

**Categories:** Aktualitet
**Tags:** FRPD: E vërteta është se betoni i Gjushit na mbyt dhe jo reshjet e dendura të shiut, Përmbytjet në Durrës
