# Përplasen katër automjete në Vlorë.

> Katër makina u përfshinë në një aksident mbrëmjen e sotme në rrugën Trasballkanike në Vlorë. Policia tha në vendin e ngjarjes se makinat e përfshira&hellip;

**URL:** https://publialb.al/perplasen-kater-automjete-ne-vlore/
**Published:** 2017-09-26
**Modified:** 2017-09-26

---

Katër makina u përfshinë në një aksident mbrëmjen e sotme në rrugën Trasballkanike në Vlorë.

Policia tha në vendin e ngjarjes se makinat e përfshira në këtë ngjarje ishin nje Mercedez, Volswagen dhe nje Ford.

Sipas informacioneve të fundit mësohet se një grua është trasportuar ne spital e plagosur nga kjo ngjarje.

Forcat e policisë kanë mbërritur në vendin e aksidentit dhe kanë nisur hetimet në lidhje me rrethanat e përplasjes mes automjeteve.

---

**Categories:** Lajme
