# Përplasja me pasojë vdekjen e Pjerin Xhuvanit, Prokurori: Nuk janë gjetur materiale zgjedhore

> Për të sqaruar gjithë dinamikën e ngjarjes së ndodhur një ditë më parë në Elbasan Policia e Shtetit bashkë me prokurorët e çështjes kanë dalë&hellip;

**URL:** https://publialb.al/perplasja-me-pasoje-vdekjen-e-pjerin-xhuvanit-prokurori-nuk-jane-gjetur-materiale-zgjedhore/
**Published:** 2021-04-22
**Modified:** 2021-04-22

---

Për të sqaruar gjithë dinamikën e ngjarjes së ndodhur një ditë më parë në Elbasan Policia e Shtetit bashkë me prokurorët e çështjes kanë dalë në një konferencë për shtyp.

Njëri nga prokurorët tha se nuk janë gjetur materiale zgjedhore në makinë pa targa, e cila është ndaluar nga përfaqësues të PD-së.

Sa i përket pyetjes së drejtuar nga gazetarja Anila Hoxha se cilët qëlluan të parët me armë, prokurori tha se kjo është ende sekret sepse cenon hetimin, duke theksuar se vijon sqarimi i të gjitha rrethanave.

Gjithçka nisi kur Mehmet Greca është ndaluar nga mbështetës të PD-së, sapo ata kanë parë se kjo makinë sipas tyre po  shpërndante karta ID dhe para. Pretendohet se nga krahu i majtë kanë ardhur mbështetës të Grecës.

Kujtojmë se nga përplasja e mbështetësve të dy partive më të mëdha në vend atë të PD-së dhe PS-së mbeti i vdekur Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 të tjerë.

[Efektivja e policisë](https://top-channel.tv/2021/04/22/ngjarja-e-rende-ne-elbasan-4-te-plagosurit-ne-gjendje-te-qendrueshme-efektivja-transportohet-te-trauma8/), Xhensila Sota është në spitalin e Traumës bashkë me Emiljan Prengën dhe Pavlo Vuksanin, ndërsa Eltjon Bodinaku ndodhet ende në spitalin e Elbasanit. Sipas informacioneve, të katër janë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore

**Top Channel**

---

**Categories:** Aktualitet
