# Pësoi arrest kardiak, humb jetën në Durrës plazhisti 64-vjeçar

> Viktima është 64-vjeçari me iniciale Sh.Xh. Ai pësoi arrest kardiak sapo doli nga uji. DURRËS– Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në plazhin e Durrësit&hellip;

**URL:** https://publialb.al/pesoi-arrest-kardiak-humb-jeten-ne-durres-plazhisti-64-vjecar/
**Published:** 2020-08-08
**Modified:** 2020-08-08

---

Viktima është 64-vjeçari me iniciale Sh.Xh. Ai pësoi arrest kardiak sapo doli nga uji.

**DURRËS**– Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në plazhin e Durrësit 64-vjeçari me iniciale Sh.Xh. Policia bën me dije se 64-vjeçari nga Patosi ka pësuar arrest kardiak, pasi ka dalë nga uji. Menjëherë ai ka ndërruar jetë.

**Njoftimi i Policisë: **

*Më datë 08.08.2020, rreth orës 10:20, në lagjen nr.13, Durrës, tek “Shtëpia e Pushimit e Ministrisë së Brendshme”, shtetasi Sh.Xh., 64 vjeç, banues në Patos, pasi ka dal nga uji nuk është ndjerë mirë dhe dyshohet se ka pësuar arrest kardiak, e për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.*

*Ndërkohë sot është gjetur i pajetë trupi i një gruaje në ujrat e lumit Vjosë në Memaliaj. Nuk dihet ende se kujt i përket trupi. Policia ka nisur hetimet.*

---

**Categories:** Aktualitet
