# Pësojnë rënie numrat gjatë 24- orëve të fundit nga Covid-19 në vendin tonë, ja si paraqitet situata në spitale dhe qytetet me më shumë të infektuar

> MSh ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 2698 testime nga të cilat 207 persona kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.&hellip;

**URL:** https://publialb.al/pesojne-renie-numrat-gjate-24-oreve-te-fundit-nga-covid-19-ne-vendin-tone-ja-si-paraqitet-situata-ne-spitale-dhe-qytetet-me-me-shume-te-infektuar/
**Published:** 2021-04-14
**Modified:** 2021-04-14

---

MSh ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 2698 testime nga të cilat 207 persona kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Fatkeqësisht, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë të prekur me koronavirus edhe 5 persona, duke e çuar në 2 331 numrin e viktimave.

Numri i rasteve aktive me covid ka rënë në 27 187, ku 19 514 janë në Tiranë.

** Po si paraqitet gjendja në spitale**

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 194 pacientë, 13 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.

**Të shëruar**

Në 24 orët e fundit janë shëruar 538 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 99,441 që nga fillimi i epidemisë.

**Apeli**

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

**Statistika (14 Prill 2021)**

Raste të reja ditore        207

Të shëruar në 24 orë     538

Të shtruar në spitale      194

Humbje jete në 24 orë    5

Testime ditore                2698

Testime totale            597,150

Raste pozitive             128,959

Raste të shëruara        99,441

Raste Aktive                 27,187

Humbje jete                  2,331

**Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:**

Tiranë   19514

Fier      2295

Durrës  1160

Gjirokastër  1114

Shkodër  931

Korçë   718

Vlorë     533

Dibër    340

Kukës    294

Elbasan  204

Lezhë     44

Berat    40

#

#

 

---

**Categories:** Aktualitet
