# Pezullimi i fluturimeve merr fund/ Ministrja Balluku jep lajmin e mirë: Në këtë orë puna do të vijojë normalisht

> Ditën e sotme, saktësisht në orën 9:00 do të rikthehet normalitetit në Aeroportin e Rinasit, pas krizës së 48 orëve të fundit. Lajmin e rikthimit&hellip;

**URL:** https://publialb.al/pezullimi-i-fluturimeve-merr-fund-ministrja-balluku-jep-lajmin-e-mire-ne-kete-ore-puna-do-te-vijoje-normalisht/
**Published:** 2021-04-09
**Modified:** 2021-04-09

---

Ditën e sotme, saktësisht në orën 9:00 do të rikthehet normalitetit në Aeroportin e Rinasit, pas krizës së 48 orëve të fundit.

Lajmin e rikthimit në normalitet e ka dhënë orët e para të mëngjesit të sotëm ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila bën me dije kështu rinisjen edhe të fluturimeve komerciale.

Postimi i plotë:

Duke filluar nga ora 09:00 e ditës së sotme, operimet në aeroportin e Rinasit dhe në hapësirën ajrore shqiptare kthehen në normalitet.

![](https://adrianet.al/wp-content/uploads/2021/04/170641103_125276819576186_4638007135911701681_n.jpg)

---

**Categories:** Aktualitet
