# Plagos me thikë 54 vjeçarin, arrestohet nga policia

> Policia e Durrësit, bëri me dije se vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Kështu sipas policisë sot është ndaluar  një shtetas i shpallur&hellip;

**URL:** https://publialb.al/plagos-me-thike-54-vjecarin-arrestohet-nga-policia/
**Published:** 2020-10-27
**Modified:** 2020-10-27

---

Policia e Durrësit, bëri me dije se vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Kështu sipas policisë sot është ndaluar  një shtetas i shpallur në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin:E. Sh., 29 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 23.09.2020, pas një konflikti të çastit, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin L. I., 54 vjeç, banues në Durrës, i cili pasi ka marrë mjekim në spital është larguar në banesë.

 

---

**Categories:** Kronikë
