# Plagoset me thikë 19 vjeçari, policia shoqëron të dyshuarin në komisariat

> Një 19 vjeçar ka ngelur i plagosur në një ngjarje të ndodhur në Durrës paraditen e sotme. Policua tha se i plagosuri është jashtë rrezikut&hellip;

**URL:** https://publialb.al/plagoset-me-thike-19-vjecari-policia-shoqeron-te-dyshuarin-ne-komisariat/
**Published:** 2021-01-27
**Modified:** 2021-01-27

---

Një 19 vjeçar ka ngelur i plagosur në një ngjarje të ndodhur në Durrës paraditen e sotme. Policua tha se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që autori i dyshuar është shoqëruar në organin blu.

Inofrmacioni i plotë i policisë:

Më datë 27.01.2021, rreth orës 10:00, në lagjen nr. 7, Durrës, dyshohet se pas një konflikti të çastit është goditur me mjet prerës (thikë), shtetasi E. H., 19 vjeç, i cili është dërguar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

 

Autori i ngjarjes dyshohet se është shtetasi S. K., të cilin shërbimet e Policisë e kapën në banesën e tij dhe po e shoqërojnë në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

---

**Categories:** Kronikë
**Tags:** Plagoset me thikë 19 vjeçari, policia shoqëron të dyshuarin në komisariat
