# Po për shqiptarët çfarë u vendos? BE publikon listën e vendeve ‘të sigurta’, kush do lejohet të udhëtojë drejt unionit

> Bashkimi Evropian ka përpiluar listën me 14 vende, shtetasit e të cilave konsiderohen “të sigurt” për t’u lejuar të lëvizin brenda unionit nga 1 korriku,&hellip;

**URL:** https://publialb.al/po-per-shqiptaret-cfare-u-vendos-be-publikon-listen-e-vendeve-te-sigurta-kush-do-lejohet-te-udhetoje-drejt-unionit/
**Published:** 2020-06-30
**Modified:** 2020-06-30

---

![](https://adrianet.al/wp-content/uploads/2020/06/113145438_mediaitem113145435-300x169.jpg)

Bashkimi Evropian ka përpiluar listën me 14 vende, shtetasit e të cilave konsiderohen “të sigurt” për t’u lejuar të lëvizin brenda unionit nga 1 korriku, pavarësisht pandemisë. Por SH.B.A., Brazili dhe Kina janë jashtë kësaj liste dhe nuk quhen vende të sigurta. Ndërkohë që as Shqipëria, Kosova, e Maqedonia e Veriut nuk do të lejohen të lëvizin drejt vendeve të BE-së. Të tjera vende që do munden të udhëtojnë drejt BE-së përfshijnë Australinë, Kanada, Japoninë, Marokun dhe Korenë e Jugut. Sipas BBC-së, BE është e gatshme të shtojë Kinën në listë nëse qeveria kineze ofron një marrëveshje reciproke për udhëtarët e BE-së, thonë diplomatët. Kontrollet kufitare të BE janë hequr për qytetarët e unionit që udhëtojnë brenda bllokut. Megjithatë kjo listë është paraprake.

---

**Categories:** Bota, Lajme
**Tags:** kush do lejohet të udhëtojë drejt unionit, Po për shqiptarët çfarë u vendos? BE publikon listën e vendeve ‘të sigurta’
