# Policia e Beratit arreston një shtetas për veprën penale “Vjedhja”

> Policia e Beratit arreston shtetasin me iniciale K., 31 vjeç, banues në Roskovec, Fier. Kjo për arsye se kishte ikur pa paguar faturën e karburantit&hellip;

**URL:** https://publialb.al/policia-e-beratit-arreston-nje-shtetas-per-vepren-penale-vjedhja/
**Published:** 2021-04-19
**Modified:** 2021-04-19

---

Policia e Beratit arreston shtetasin me iniciale K., 31 vjeç, banues në Roskovec, Fier. Kjo për arsye se kishte ikur pa paguar faturën e karburantit në një pikë karburanti tek Ura Vajgurore.

Berat

Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. K., 31 vjeç, banues në Roskovec, Fier.

Arrestimi i tij u bë pasi ka furnizuar mjetin me karburant në një pikë karburanti në fshatin Pobrat, Ura Vajgurore dhe është larguar pa paguar detyrimin financiar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Vjedhja”.

---

**Categories:** Aktualitet
