# Arrestohet nga policia, plagosi 33 vjeçarin

> Policia vendore në Durres bëri me dije se ka arrestuar sot një 23 vjeçar, pasi akuzohet për plagosjen e një 33 vjeçari. Njoftimi i plotë:&hellip;

**URL:** https://publialb.al/policia-vendore-ne-durres-beri-me-dije-se-ka-arrestuar-sot-nje-23-vjecar/
**Published:** 2020-11-07
**Modified:** 2020-11-07

---

Policia vendore në Durres bëri me dije se ka arrestuar sot një 23 vjeçar, pasi akuzohet për plagosjen e një 33 vjeçari.

Njoftimi i plotë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin F. Ll., 23 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Ky shtetas më datë 06.11.2020, rreth orës 22:30, për motive të dobta, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin F. K., 33 vjeç, banues në Durrës.

 

---

**Categories:** Kronikë
