# Porti Durrësit/ Vijon përpunimi i shkarkimit të mallrave, sasia tjetër që pritet të shkarkohet shkon në...

> 20.030 tonë qymyr po shkarkohen sot paradite në Terminalin Lindor të portit të Durrësit. Anija e vitit 2017 me gjatësi 200 metër dhe kapacitet mbi&hellip;

**URL:** https://publialb.al/porti-durresit-vijon-perpunimi-i-shkarkimit-te-mallrave-sasia-tjeter-qe-pritet-te-shkarkohet-shkon-ne/
**Published:** 2021-04-06
**Modified:** 2021-04-06

---

20.030 tonë qymyr po shkarkohen sot paradite në Terminalin Lindor të portit të Durrësit. Anija e vitit 2017 me gjatësi 200 metër dhe kapacitet mbi 60 mijë tonë po përpunohet në molin 10 të portit.

Ndërkaq vijon përpunimi i katër anijeve të tjera tregtare, nga të cilat po shkarkohen mbi 15 mijë t mallra të tjerë, si çimento, skrap, hekur, etj. Dispeçeria qendrore e portit më të madh të vendit bën të ditur se në radën portuale dhe në lundrim drejt Durrësit janë 8 anije të tjera tregtare, të cilat pritet të shkarkojnë skrap, fluorit, ure’, bërsi soje, qymyr, konteinerë dhe makineri të ndryshme.

Sasia e përgjithshmë e mallrave që pritet të shkarkohen në portin e Durrësit gjatë ditëve të ardhshme, sipas dispeçerisë portuale, arrin në 23 mijë tonë gjithsej.

---

**Categories:** Aktualitet
**Tags:** anijet, mallrat, porti
