# Porti i Durrësit certifikohet me standardet ISO për cilësinë e menaxhimit

> Më 22 prill 2021, në mjediset e Autoritetit Portual Durrës (APD) u zhvillua ceremonia e marrjes në dorëzim të certifikimeve ISO. Porti i Durrësit kaloi&hellip;

**URL:** https://publialb.al/porti-i-durresit-certifikohet-me-standardet-iso-per-cilesine-e-menaxhimit/
**Published:** 2021-04-22
**Modified:** 2021-04-22

---

Më 22 prill 2021, në mjediset e Autoritetit Portual Durrës (APD) u zhvillua ceremonia e marrjes në dorëzim të certifikimeve ISO.

Porti i Durrësit kaloi me sukses dy fazat e auditimit nga trupa certifikuese (Quality Austria), për 4 standarde ndërkombëtare:

ISO 9001:2015 – Menaxhimi i cilësisë,

ISO 14001:2015 – Menaxhimi i mjedisit,

ISO 45001:2018 – Menaxhimi i sigurisë dhe shëndetit në punë,

ISO 50001:2018 – Menaxhimi i energjisë.

“Standardizimi i shërbimeve portuale sipas kërkesave dhe referencave ndërkombëtare është jo vetëm një vlerësim për APD, por gjithashtu një udhërrëfyes për mbarëvajtjen e investimeve madhore të portit turistik në Durrës dhe portit të ri të integruar të mallrave në Porto Romano”, u shpreh Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i APD-së, z. Pirro Vengu.

Ky proces do të vijojë me standardizime të tjera të domosdoshme lidhur me aktivitetet portuale, njoftoi zyra e shtypit e APD-së.

---

**Categories:** Aktualitet
