# Portreti më i bukur! Ameli dhe Duam janë tashmë shokët më të mirë të njëri-tjetrit!

> Vogëlushja Ameli dhe bebushi Duam marrin të gjithë vëmendjen e dashurinë e prindërve dhe sigurisht, tashmë janë kthyer në kryefjalën e jetës së tyre. Pas&hellip;

**URL:** https://publialb.al/portreti-me-i-bukur-ameli-dhe-duam-jane-tashme-shoket-me-te-mire-te-njeri-tjetrit/
**Published:** 2021-04-12
**Modified:** 2021-04-12

---

Vogëlushja Ameli dhe bebushi Duam marrin të gjithë vëmendjen e dashurinë e prindërve dhe sigurisht, tashmë janë kthyer në kryefjalën e jetës së tyre.

Pas lindjes së fëmijëve, këngëtarja është shkëputur pjesërisht nga muzika për t’iu përkushtuar të vegjëlve të saj dhe hera-herës ndan me ndjekësit momente të bukura me Duam dhe Ameli.

Së fundmi, ajo na ka kënaqur sytë me një pozë të djalit të saj, i cili rritet dita ditës dhe është një bebush super i ëmbël.

![](https://iconstyle.al/wp-content/uploads/2021/04/WhatsApp-Image-2021-04-12-at-01.54.22.jpeg)

Duam dhe Ameli janë shokët më të mirë të njëri-tjetrit dhe këngëtarja s’na e kurseu një moment shumë të këndshëm mes tyre. Ata shfaqen duke luajtur e duke qeshur së bashku, teksa na i shkrinë zemrat.

![](https://iconstyle.al/wp-content/uploads/2021/04/WhatsApp-Image-2021-04-12-at-01.54.21.jpeg)

---

**Categories:** Showbizz
