# Poston projektin 3D të aeroportit të Vlorës, Rama: Shqiptarët do t’i sjellim nga Amerika direkt në Shqipëri (VIDEO)

> Kryeministri i vendit Rama, ka postuar mëngjesin e sotëm një video 3D të aeroportit të Vlorës. Përmes këtyre pamjeve, Rama zbulon zhvillimin që do t’i&hellip;

**URL:** https://publialb.al/poston-projektin-3d-te-aeroportit-te-vlores-rama-shqiptaret-do-ti-sjellim-nga-amerika-direkt-ne-shqiperi-video/
**Published:** 2021-04-30
**Modified:** 2021-04-30

---

Kryeministri i vendit Rama, ka postuar mëngjesin e sotëm një video 3D të aeroportit të Vlorës. Përmes këtyre pamjeve, Rama zbulon zhvillimin që do t’i sjellë vendit ndërtimi i tij.

Videon në fjalë, kreu i qeverisë e sjell në formën e një rrëfimi dhe shprehet se do të bëhet e mundur që nëpërmjet këtij aeroporti shqiptarët të vijnë nga Amerika në Shqipëri me një linjë direkte.

Po ashtu, kryeministri nxjerr në pah edhe hovin e madh ekonomik që do të sjellë ndërtimi i këtij aeroporti, vendet e punës që do të hapen, por edhe turistët e shumtë që do të vijnë.

###

---

**Categories:** Aktualitet
