# Pra bashkëpunimi u anullua? Stresi flet në lidhje me Melisën për projektin muzikor, por mesa shohim...

> Pas këngës së saj të parë “U kry”, dukej se Melisa kishte kërkuar një bashkëpunim me reperin shqiptar dhe fillimisht Stresi kishte pranuar. Ish-konkurrentja tregoi&hellip;

**URL:** https://publialb.al/pra-bashkepunimi-u-anullua-stresi-flet-ne-lidhje-me-melisen-per-projektin-muzikor-por-mesa-shohim/
**Published:** 2021-04-12
**Modified:** 2021-04-12

---

Pas këngës së saj të parë “U kry”, dukej se Melisa kishte kërkuar një bashkëpunim me reperin shqiptar dhe fillimisht Stresi kishte pranuar. Ish-konkurrentja tregoi pak javë më parë se kishte nisur punën për këngën e re. Megjithatë, s’e dimë ç’ka ndodhur mes tyre dhe projekti është anulluar.

Ka qenë vetë Stresi ai që e ka bërë të ditur këtë, duke treguar se ka hatërmbetje me Melisën.

*“Kur do të dalë kënga me Melisën?”- e pyet një ndjekës, ndërsa Stresi tregon:*

*“Do e bëj vetëm unë. U mundova për mirë, mua kurrë s’ma dhanë një shans të tillë siç ia dhashë. Por kur fluturon, duhet të mësosh të fluturosh.”- ka shkruar Stresi, duke nënkuptuar se raportet mes tyre s’janë të njëjta dhe s’do të ketë asnjë bashkëpunim.*

 

---

**Categories:** Showbizz
