# “PRANVERA VJEN QË NË MUAJIN SHKURT”, ASTEROLOGU I NJOHUR ZBULON SURPIRZAT E VEÇANTA PËR DY SHENJAT E HOROSKOPIT

> “Shkëndijat e pranverës do të ndihen që në muajin shkurt”, – kështu thotë astrologu Jofiel Koço. Ai shpjegoi se gjatë shenjës së ujorit do të&hellip;

**URL:** https://publialb.al/pranvera-vjen-qe-ne-muajin-shkurt-asterologu-i-njohur-zbulon-surpirzat-e-vecanta-per-dy-shenjat-e-horoskopit/
**Published:** 2024-01-30
**Modified:** 2024-01-30

---

“Shkëndijat e pranverës do të ndihen që në muajin shkurt”, – kështu thotë astrologu Jofiel Koço. Ai shpjegoi se gjatë shenjës së ujorit do të ndodhë shkëndija e parë pranverore pasi kjo shenjë ka një zjarr të brendshëm dhe është shumë sociale.

“Gjatë shenjës së ujorit, e kam quajtur shkëndija e parë pranverore, edhe pse ende është ftohtë, por ka një zjarr të brendshëm pranveror kjo shenjë dhe jo më kot lulja e parë është mimoza nën influencën e shenjës së ujorit. Është tendenca për të pasur një aktivitet social se shenja e ujorit është tepër sociale. Ujorët kanë një ndasi korrekte mes familjes, dashurisë dhe shoqërisë dhe kjo e bën ndër shenjat më të shoqërueshme që i jep rëndësi jetës në komunitet. Muaji shkurt do jetë zjarr për ujorin, shumë rrallë ndodhin këto kombinime astrologjike. Shkurti do jetë i mbushur me surpriza për ujorin dhe dy shenjat e tjera të ajrit”, tha astrologu./lexo.al

---

**Categories:** ASTROLOGJI
**Tags:** “PRANVERA VJEN QË NË MUAJIN SHKURT”, ASTEROLOGU I NJOHUR ZBULON SURPIRZAT E VEÇANTA PËR DY SHENJAT E HOROSKOPIT
