# Presidenti i Gjermanisë vaksinohet me AstraZeneca, Merkel bën apelin e fortë për Pashkë

> Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier mori sot dozën e parë të vaksinës AstraZeneca. Steinmeier bëhet politikani i parë i lartë në Gjermani që vaksinohet me&hellip;

**URL:** https://publialb.al/presidenti-i-gjermanise-vaksinohet-me-astrazeneca-merkel-ben-apelin-e-forte-per-pashke/
**Published:** 2021-04-01
**Modified:** 2021-04-01

---

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier mori sot dozën e parë të vaksinës AstraZeneca. Steinmeier bëhet politikani i parë i lartë në Gjermani që vaksinohet me AstraZeneca, pas debateve të shumta rreth kësaj vaksine.

Steinmeier, i cili është 65 vjeç, u vaksinua në spitalin ushtarak të Berlinit, ndërsa udhëzimet e reja në shtetin gjerman kufizojnë përdorimin e vaksinës për personat nën 60 vjeç

*“Unë u besoj vaksinave të miratuara në Gjermani”*, theksoi ai në një mesazh.

*”Kur të jetë radha ime, unë gjithashtu do të vaksinohem me AstraZeneca”*, deklaroi dje kancelarja gjermane Angela Merkel.

Kancelarja gjermane Angela Merkel u ka bërë thirrje njerëzve që të qëndrojnë në shtëpi gjatë Pashkëve dhe të takohen me sa më pak miq dhe të afërm për të ndihmuar në frenimin e një vale të tretë të pandemisë.

*“Duhet të jetë një Pashkë e qetë, me ata që janë më afër jush, me shumë pak kontake. Ju nxis të shmangni udhëtimet jo-thelbësore.”,* deklaroi Merkel./**Gazeta SHQIP**

---

**Categories:** Bota
**Tags:** merkel, mesazhi, pashket, Presidenti
