# Presidenti i SHBA-ve Trump  dhe Zonja e Parë Melanie, me Covid-19

> Presidenti i SHBA-ve Trump  dhe Zonja e Parë Melanie, me Covid-19 Lajmi është bërë i ditur ditën e sotme nga vetë shefi i Shtëpisë së&hellip;

**URL:** https://publialb.al/presidenti-i-shba-ve-trump-dhe-zonja-e-pare-melanie-me-covid-19/
**Published:** 2020-10-02
**Modified:** 2020-10-02

---

Presidenti i SHBA-ve Trump  dhe Zonja e Parë Melanie, me Covid-19

Lajmi është bërë i ditur ditën e sotme nga vetë shefi i Shtëpisë së Bardhë.

Përmes një postimi në Twitter, Trump pranon kryerjen e testit dhe daljen pozitivë, ndërsa thekson se çifti presidencial do të nisë karantinimin.

 

Vetëm pak orë më parë ishte një nga këshilltaret e larta të Trump që rezultoi pozitive me Covid-19

 

Presidenti amerikan Donald Trump konfirmoi të enjten në mbrëmje se ai dhe zonja e parë Melania Trump do të fillojnë “procesin e tyre të karantinës” ndërsa ata presin rezultatet e testit COVID-19, një ditë pasi ndihmësja e lartë Hope Hicks doli pozitive për koronavirus. Tashmë, nuk ka më asnjë dyshim, shefi i shtëpisë së Bardhë, nuk i shpëtoi prekjes nga virusi dhe është në karantinë, sëbashku me bashkëshorten e tij.

 

---

**Categories:** Bota
**Tags:** me Covid-19, Presidenti i SHBA-ve Trump dhe Zonja e Parë Melanie
