# Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike, arrestohet 30 vjeçari

> Drejtoria Vendore në Durrës bëri me dije se ka rënë në pranga një 30 vjeçar, pasi gjykata kishte vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest&hellip;

**URL:** https://publialb.al/prodhim-dhe-shitje-lendesh-narkotike-arrestohet-30-vjecari/
**Published:** 2021-03-30
**Modified:** 2021-03-30

---

Drejtoria Vendore në Durrës bëri me dije se ka rënë në pranga një 30 vjeçar, pasi gjykata kishte vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, ndaluan shtetasin E. T., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

---

**Categories:** Kronikë
**Tags:** arrestohet 30 vjeçari, Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike
