# Projekt ligji për pakicat - projekt i Jugosllavisë së re. LSI e denoncon në Kuvend

> Kryetari i grupit parlamentar Petrit Vasili është kundër ligjit për pakicat kombëtare. Në fjalën e tij në Kuvend, Vasili tha se sot nuk është dita&hellip;

**URL:** https://publialb.al/projekt-ligji-per-pakicat-projekt-i-jugosllavise-se-re-lsi-e-denoncon-ne-kuvend/
**Published:** 2017-10-13
**Modified:** 2017-10-13

---

Kryetari i grupit parlamentar Petrit Vasili është kundër ligjit për pakicat kombëtare. Në fjalën e tij në Kuvend, Vasili tha se sot nuk është dita për ta votuar këtë ligj. Ai deklaroi se ky është një projekt politik që synon të sjellë problematikën e Jugosllavisë së djeshme.

**Vasili**: *Ky ligj me mënyrën si është paraqitur nuk është sot dita për tu miratuar. Së pari sepse ai bie ndesh me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, së dyti ai bie ndesh me interesat kombëtare shqiptare, së treti ai bie ndesh edhe në konventën kuadër për mbrojtjen e minoriteteve.*

*Pr/ligji na ofron koncepte që nuk pajtohen me konventën kuadër. Ky është një konformizëm servile ndaj sloganeve europianem, shenjë e një papërgjiegjshmërie dhe injorance shtetërore të patolerueshme. Jemi përpara një projekti politik që synon të sjellë problematikën e Jugosllavisë së djeshme.*

---

**Categories:** Lajme
**Tags:** jugosllavia e re, Kuvend, petrit vasili
