# Propozimi në mënyrën më të veçantë se kurrë, djali i ulet në gjunjë partneres me pesë unaza diamanti

> Propozimi i veçantë i Ëilliam Hunn po bën xhiron e rrjetit, pasi ai ka bërë gjestin më të pazakontë për t’i marrë përgjigjen “Po” partneres&hellip;

**URL:** https://publialb.al/propozimi-ne-menyren-me-te-vecante-se-kurre-djali-i-ulet-ne-gjunje-partneres-me-pese-unaza-diamanti/
**Published:** 2021-04-13
**Modified:** 2021-04-13

---

Propozimi i veçantë i Ëilliam Hunn po bën xhiron e rrjetit, pasi ai ka bërë gjestin më të pazakontë për t’i marrë përgjigjen “Po” partneres së tij.

Përveç skenës super romantike me helikopter (e gjitha e mirëmenduar si në filma), Ëilll iu ul në gjunjë partneres jo me një, por me pesë unaza diamanti!

Ai i dha mundësinë partneres së tij të zgjidhte unazën e preferuar. Kjo e fundit s’mbajti dot lotët nga emocionet gjatë fjalimit të tij, i cili i tregoi se s’mund dhe s’donte të jetonte pa të, duke i propozuar të bëhej përgjithmonë e tija.

Sigurisht që përgjigja e vajzës ishte “PO”, teksa zgjodhi edhe unazën që i pëlqeu më shumë.

 

 

*“Po përjetoja shumë emocione, ndërsa përpiqesha të kuptoja se si ia doli të realizonte gjithë këtë dhe unë s’mora vesh asgjë. Kam qarë shumë”- u shpreh e fejuara e Hunn për mediat e huaja.*

Fotot e videot e tyre po bëjnë xhiron e rrjetit, ndërsa ky është konsideruar si propozimi më i pazakontë që na kanë zënë sytë, që me siguri shumë vajza do ta donin.

Në fakt, kujt s’do t’i pëlqente!

 

---

**Categories:** Lifestyle
