# Puglia kthehet në zonën portokalli, hapen dyqanet dhe parukeritë

>  Hapen qepenat përsëri për shumë aktivitete tregtare me kalimin e Pulias, në Itali në zonën portokalli. Shumë qytetarë u “dyndën” në rrugët e pazarit, veçanërisht&hellip;

**URL:** https://publialb.al/puglia-kthehet-ne-zonen-portokalli-hapen-dyqanet-dhe-parukerite/
**Published:** 2021-04-28
**Modified:** 2021-04-28

---

 Hapen qepenat përsëri për shumë aktivitete tregtare me kalimin e Pulias, në Itali në zonën portokalli. Shumë qytetarë u “dyndën” në rrugët e pazarit, veçanërisht në atë “Sparano”. Ka nga ata që bëjnë një shëtitje vetëm për të hedhur një vështrim në reklamate vendosura me risitë e koleksionit të ri dhe ata që hyjnë për të blerë në dyqane.

Hyrjet e kufizuara, pajisjet mbrojtëse të detyrueshme, xhel pastrues në hyrje dhe stafi i shitjeve që informojnë për promovimet aktuale. Bilanci nuk mund të konsiderohet ende pozitiv, por shpresa mbetet gjithmonë ajo e mos pësimit të ndërprerjeve të mëtejshme, me vetëdijen se pandemia nuk është mundur ende. “Më në fund jemi të kënaqur që rifillojmë aktivitetin.

Në ditën e parë të rihapjes kemi parë që shumë njerëz kanë qënë kurioz për të parë furnizmet e reja dhe ata të kënaqur për rifillimin e aktivitetit”, thonë për telebarin shitësit në dyqanet e veshjeve. Situata është ndryshe për parukierët dhe qendrat e estetikës, të cilat gjithashtu janë rihapur që dje.

Ka nga ata që tashmë kanë një axhendë plot takime për ditët në vijim dhe nga ata që ankohen për humbjen e shumë klientëve të frikësuar nga numri ende i lartë i infeksioneve. “ Ne e kemi rifilluar aktivitetin me shumë punë. Kemi një fluks në sallon dhe pronotime për ditët në vijim”, thonë në sallin e meshkujve.

Ndërkohë që në një parukeri për femrat, bëhet me dije se njerëzit ende kanë frikë dhe shpresohet që e gjithë kjo situatë të marrë fund një herë e mirë. “Urojë që mos të detyrohemi më që të mbyllemi sërish, sepse të rish në shtëpi për muajë pa marrë asnjë ndihmë nga shteti nuk ishte aspak e lehtë”, thotë pronaria e një parukerie.

Aa

 

---

**Categories:** Bota
