# Punimet e UKD, Sako: Pas pak javësh Sukthi do të furnizohet 24 orë me ujë

> Një investim i Qeverisë Shqiptare dhe punime që po kryhen  nga ndërmarrja e  Ujësjellës Kanalizime Durrës, do të mundësojë furnizimin me ujë të pijshëm të&hellip;

**URL:** https://publialb.al/punimet-e-ukd-sako-pas-pak-javesh-sukthi-do-te-furnizohet-24-ore-me-uje/
**Published:** 2021-02-06
**Modified:** 2021-02-06

---

## Një investim i Qeverisë Shqiptare dhe punime që po kryhen  nga ndërmarrja e  Ujësjellës Kanalizime Durrës, do të mundësojë furnizimin me ujë të pijshëm të banorëve të Sukthit. Punimet e nisura janë inspektuar dje nga kryetarja e Bashkisë së Durrësit, [Emiriana Sako](https://www.facebook.com/emiriana.sako/?__cft__%5b0%5d=AZXgUo59zSQloRDS1Lld3Cy4cUWPxl9pObb6SMMyYJXQXOz7yjeIY9r2FRmNwc8c5N9UON7l4kYMW71YYZRFUK2ZGR-XiAjOPmEqzPP0p-nlfPGFAi_9J4HxKtcJpofGuHwI45oiv2FB05axiSymTtuT&__tn__=-UC%2CP-R).

 

Sako u shpreh se investimi ka përfunduar në zonën e Sukthit të ri dhe tashmë po kryhen punime në lagjen 1 në Vadardhë.

Nga ana tjetër sako u shpreh se vijon puna për përmirësimin e furnizimit me ujë në Ishëm dhe shumë shpejt përfundon investimi në Katund të Ri.

Ky investim parashikon edhe instalimin e matësve inteligjentë dhe ndërtimin e depos së ujit 2 000 m³. Në përfundim të këtij investimi Spitalla dhe Portoromano do të furnizohen 24 orë me ujë.

 

---

**Categories:** Sociale
**Tags:** Punimet e UKD, Sako: Pas pak javësh Sukthi do të furnizohet 24 orë me ujë
