# Punonjësit e sigurisë portuale marrin vaksinën kundër COVID-19

> Pas vaksinimit të grup moshave të treta, punonjësve të shëndetsisë, arsimtarëve, janë vaksinuar punonjësit e sigurisë portuale të Portit të Durrësit.  Lajmin e bënë  me&hellip;

**URL:** https://publialb.al/punonjesit-e-sigurise-portuale-marrin-vaksinen-kunder-covid-19/
**Published:** 2021-04-07
**Modified:** 2021-04-07

---

Pas vaksinimit të grup moshave të treta, punonjësve të shëndetsisë, arsimtarëve, janë vaksinuar punonjësit e sigurisë portuale të Portit të Durrësit.  Lajmin e bënë  me dije në një postim, në rrjetin social FaceBook, vetë Autoriteti Portual. Sipas postimit proçesi ka nisur dje në në mjediset e pallatit të sportit “Ramazan Njala” ku është instaluar dhe Qendra e vaksinimit rajonal të Durrësit. Dje kanë marrë dozës e  parë të vaksinës punonjësit e sigurisë, ndërsa më pas do të vijohet dhe me punonjësit e sektoreve të tjerë.

Postimi i plotë:

Punonjësit e Forcës së Sigurisë Portuale kanë nisur të vaksinohen sot në mjediset e pallatit të sportit “Ramazan Njala” ku është instaluar Qendra e vaksinimit rajonal të Durrësit.

Punonjësit e vaksinuar të FSPD-së, përbëjnë grupin e dytë të kategorisë së punonjësve të portit, pas grupit të mjekëve, infermierëve dhe punonjësve të sektorit shëndetësor në portin më të madh të vendit, të cilët u vaksinuan 2 javë më parë.

 

 

---

**Categories:** Sociale
**Tags:** COVID-19, punonjesit, vaksinimi
