# Qarkullimi  brenda Portit të Durrësit, APD: Respektoni rregullat rrugore

> Ngjarja e rëndë e ndodhur pak ditë më parë në Portin e Durrësit, ku një  efektive 25 vjeçare humbi jetën, pasi u aksidentua nga një&hellip;

**URL:** https://publialb.al/qarkullimi-brenda-portit-te-durresit-apd-respektoni-rregullat-rrugore/
**Published:** 2021-01-16
**Modified:** 2021-01-16

---

Ngjarja e rëndë e ndodhur pak ditë më parë në Portin e Durrësit, ku një  efektive 25 vjeçare humbi jetën, pasi u aksidentua nga një kamion në vendin e punës, ka bërë që Autoriteti Portual në Durrës të bëjë thirrje për rrespektim të rregullave të sigurisë brenda mjediseve të portit.

“Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor brenda teritorrit të portit, kështu shkruan APD nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në Facebook.

 

APD, këshillon drejtuesit e mjeteve për të respektuar rregullat e qarkullimit. APD këshillon që mjetet të ngiten ngadalë dhe dhe mos të bëhen manovra të papërgjegjshme.  Gjithashtu APD bën thirrje që të ruhet distance e sigurisë. Nga ana tjetër APD i kërkon drejtuesve të mjeteve që të respektojnë punonjësit gjatë ushtrimit të detyrës. APD, nëpërmjet këshillave u kërkon drejtuesve të mjeteve që të ndalojnë me kujdes dhe të respektojnë çdo ndalesë sigurie.

 

 

 

 

---

**Categories:** Aktualitet
**Tags:** APD: Respektoni rregullat rrugore, Qarkullimi brenda Portit të Durrësit
