# Qëllon në ajër me armë zjarri, policia proçedon penalisht 31 vjeçarin

> Policia Vendore në Durrës, bëri me dije se ka nisur proçedimi penal ndaj një 31 vjeçari që akuzohet se ka qëlluar në ajër me armë&hellip;

**URL:** https://publialb.al/qellon-ne-ajer-me-arme-zjarri-policia-procedon-penalisht-31-vjecarin/
**Published:** 2021-02-09
**Modified:** 2021-02-09

---

Policia Vendore në Durrës, bëri me dije se ka nisur proçedimi penal ndaj një 31 vjeçari që akuzohet se ka qëlluar në ajër me armë  zjarri.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës kanë proceduar penalisht për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve sportive”, shtetasin J. B., 31 vjeç, banues në Fier.

Mbrëmjen e djeshme, pas një njoftimi në sallën operative se në lagjen nr. 1, Durrës, një shtetas kishte qëlluar në ajër me armë zjarri duke shkaktuar panik tek banorët, menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë shoqërimin e 31-vjeçarit në ambientet e Policisë.

Nga verifikimet e bëra ka rezultuar se arma që dispononte shtetasi J. B., ishte armë sportive dhe përdorej me fishekë manovër.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

---

**Categories:** Kronikë
**Tags:** policia proçedon penalisht 31 vjeçarin, Qëllon në ajër me armë zjarri
