# Rama/ 208 mijë vaksina të reja zbresin pas pak orësh në Rinas

> Kryeministri i Shqipërisë, Rama informon se sot në Rinas zbresin 208 mijë vaksina të tjera. Rama thotë se pas pak orësh vijnë edhe vaksinat, teksa&hellip;

**URL:** https://publialb.al/rama-208-mije-vaksina-te-reja-zbresin-pas-pak-oresh-ne-rinas/
**Published:** 2021-04-19
**Modified:** 2021-04-19

---

Kryeministri i Shqipërisë, Rama informon se sot në Rinas zbresin 208 mijë vaksina të tjera.

Rama thotë se pas pak orësh vijnë edhe vaksinat, teksa nuk thotë se cilës kompani i përkasin. Vetëm në fundjavë, në Shqipëri erdhën dy ngarkesa me një total prej 90 mijë e 800 vaksinash nga AstraZeneca.

Ndërkohë Ministrja Ogerta Manastirliu ditën e djeshme e ka paralajmëruar këtë ngarkesë vaksinash prej mbi 200 mijë dozash, ndërkohë që edhe ajo nuk ka bërë të ditur se cilës kompani i përkasin apo nga vijnë.

 

**STATUSI NGA EDI RAMA**
 

☀️??208 MIJË VAKSINA TË TJERA ZBRESIN PAS PAK ORËSH NË RINAS?

![](https://adrianet.al/wp-content/uploads/2021/04/175418899_10158703127321523_1135658256934631235_n.jpg)

 

---

**Categories:** Aktualitet
