# Rama/ Ky s’ishte viti i Juves po i Partisë Socialiste, lum kush është…

> Kryeministri Rama ia ka uruar fitoren e titullit në Seria A ekipit të Interit. Rama njihet si tifoz i Juventusit, teksa e pranon se ky&hellip;

**URL:** https://publialb.al/rama-ky-sishte-viti-i-juves-po-i-partise-socialiste-lum-kush-eshte/
**Published:** 2021-05-03
**Modified:** 2021-05-03

---

Kryeministri Rama ia ka uruar fitoren e titullit në Seria A ekipit të Interit.

Rama njihet si tifoz i Juventusit, teksa e pranon se ky vit nuk ishte i skuadrës së tij të zemrës, por ishte i Partisë Socialiste.

Ai thekson se kësaj here lum kush është internist dhe socialist bashkë. Interi ditën e djeshme  fitoi pas 11 vitesh titullin e Seria A, edhe pse ka edhe ka 4 ndeshje nga përfundimi i kampionatit.

Këtë vit Juventusi, ekipi me të cilin është Rama, synonte titullin e 10-të të Seria A po nuk ia doli dot.

 

![](https://ads.balkanweb.com/www/delivery/lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=629&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Frama-uron-interin-per-titullin-e-seria-a-ky-sishte-viti-i-juves-po-i-partise-socialiste-lum-kush-eshte%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2F&cb=d62a052f72)
 

 

**STATUSI NGA EDI RAMA**

Meqë shumë miq tifoza të Interit këtu shkruajnë pse nuk na uron, ja edhe urimi i merituar pas 11 vjetësh, falë këtij juventinit që klith këtu në majë të mullarit?

Gëzojeni miq, ky s’ishte viti i Juves po i Partisë Socialiste, kështu që secili gëzimin e vet dhe jemi në rregull?❤️

*Lum kush është edhe interist edhe socialist këtë herë?

---

**Categories:** Aktualitet
