# Rama me gratë në fasoneri: “Do ndihmojmë biznesin që t’ju rrisin rrogat”

> Kryeministri Rama i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj ishte sot në një fasoneri ku ka njoftuar nisjen&hellip;

**URL:** https://publialb.al/rama-me-grate-ne-fasoneri-do-ndihmojme-biznesin-qe-tju-rrisin-rrogat/
**Published:** 2021-04-23
**Modified:** 2021-04-23

---

Kryeministri Rama i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj ishte sot në një fasoneri ku ka njoftuar nisjen e vaksinimit për punonjës të kësaj fushe.

Rama tha se mbështetja që qeveria do t’i japë biznesit fason do sjellë rritjen e pagës minimale në 400. Po ashtu Rama nuk i ka kursyer edhe batutat me gratë në fasoneri duke thënë se *“e rëndësishme të kemi mirë gratë, se burrat pastaj shohim e bëjmë.*

***Rama:**** Rrogat do ja rrisësh këtyre?*

***Biznesmeni:**** Nëse kam produkt 100% ka mundësi të shtoj rrogat dhe të bëj trajnim dhe të jem më kompetitiv në treg.*

***Rama:**** Ne do t’i ndihmojmë këta, këta do ju rrisin rrogat juve. Minimalen do ja çojmë 400 dhe pastaj me mbështetjen që do ju japim do e çojmë më shumë që të bëjmë ‘Made in Albania’. Të jeni mirë me shëndet, vaksinat do ju ndihmojnë edhe më shumë. Se e rëndësishme të kemi mirë gratë, se burrat pastaj shohim e bëjmë.*

---

**Categories:** Aktualitet
