# Rama mesazh për qytetarët: Mos harroni maskën

> Tashmë ministria e Shëndetësisë e ka bërë të detyrueshme mbajtjen e maskës në mjediset e mbyllura, si masë kundër përhapjes së pandemisë COVID-19. Pak ditë&hellip;

**URL:** https://publialb.al/rama-mesazh-per-qytetaret-mos-harroni-masken/
**Published:** 2020-07-17
**Modified:** 2020-07-17

---

![](https://adrianet.al/wp-content/uploads/2020/07/Screenshot_2-18-770x433-1-300x169.png)

Tashmë ministria e Shëndetësisë e ka bërë të detyrueshme mbajtjen e maskës në mjediset e mbyllura, si masë kundër përhapjes së pandemisë COVID-19. Pak ditë më parë ministria paralajmëroi se qytetarët të cilët nuk do të respektojnë këtë masë do të ndëshkohen. Pas këtij vendimi, kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një apel për qytetarët. Ai ka publikuar një foto me maskë, në faqen e tij zyrtare në “Favebook”, duke iu kujtuar qytetarëve që mos harrojnë të vendosin maskën në mjediset e mbyllura.

Postimi

MIRËMËNGJES ? dhe duke ju kujtuar të mos harroni maskën në mjediset e mbyllura, ju uroj një të premte të mbarë ?

---

**Categories:** Aktualitet, Lajme
**Tags:** Rama mesazh për qytetarët: Mos harroni maskën
