# Rama në Durrës/ Projekti truistik i Portit të Durrësit një mbrekulli më vete, do jemi të parët në Europë për...

> Kryeministri Edi Rama prezantoi projektin e Durrësit dhe ecurinë e saj, se si do të proçedohet. Postimi i plotë: &#8220;Durrës &#8211; Teksa po dalim nga tuneli&hellip;

**URL:** https://publialb.al/rama-ne-durres-projekti-truistik-i-portit-te-durresit-nje-mbrekulli-me-vete-do-jemi-te-paret-ne-europe-per/
**Published:** 2021-04-17
**Modified:** 2021-04-17

---

Kryeministri Edi Rama prezantoi projektin e Durrësit dhe ecurinë e saj, se si do të proçedohet.

Postimi i plotë:

“Durrës – Teksa po dalim nga tuneli i gjatë i pandemisë një Epokë e Re po hapet për Durrësin e për krejt Shqipërinë

PORTI I RI TURISTIK, ndër më të mëdhenjtë e Mesdheut, do të injektojë vetëm gjatë ndërtimit nga kompania e madhe globale Emaar Group, 2 MILIARDË EURO dhe do të ndryshojë strukturën e industrisë së re të Turizmit Shqiptar

Impakti i këtij investimi që kryhet nga kompania që ndërtoi Portin e Dubait dhe ka autorësinë e ndërtimeve më spektakolare në Emiratet e Bashkuara, e në plot vende të botës, do të ndryshojë thelbësisht ekonominë e qarkut të Durrësit si edhe do të krijojë një efekt ekonomik zinxhir në krejt bregdetin shqiptar, ku ka nisur ndërtimi i Portit të Ri Turistik të Sarandës, do të nisë deri në qershor ndërtimi i Portit të Ri Turistik të Vlorës dhe sipas Planit 2021-2025 do të nisë brenda vitit 2023 ndërtimi i Portit të Ri Turistik të Shëngjinit”,- shkruan Rama.

---

**Categories:** Aktualitet
