# Rama: Nesër Inagurimi i aeroportit të Kuksit! Do presin si fillim “Çunat e Londrës”

> Aeroporti i Kukësit &#8216;Zayed, Flatrat e Veriut&#8217; pret nesër udhëtarët e parë. Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku deklaroi se  avioni i parë do të vijë nga&hellip;

**URL:** https://publialb.al/rama-neser-inagurimi-i-aeroportit-te-kuksit-do-presin-si-fillim-cunat-e-londres/
**Published:** 2021-04-17
**Modified:** 2021-04-17

---

Aeroporti i Kukësit ‘Zayed, Flatrat e Veriut’ pret nesër udhëtarët e parë. Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku deklaroi se  avioni i parë do të vijë nga Londra për në Kukës.

Ashtu siç ishte premtuar, çunat nga Londra do t’i presë kryeministri.

“Ky do jetë aeroporti i shqiptarëve, i ndërtuar mbi bazën e konceptit për t’u shërbyer të gjithëve. Si çdo projekt i madh përfitimet janë të mëdha, punësimet, injektimi nga kargot, numri i pasagjerëve që do rriten, numrit të turistëve.

 

Do kemi një element të ri të zhvillimit. Të punësuarit do jenë nga Kukësi, përveç atyre punësimeve që kërkojnë përgatitje specifike.

Me përfundimin e aeroportit të Kukësit në datë 18 me uljen e avionit të parë, vëmendja do jetë në aeroportin e Vlorës, se ne datë 20 firmosim kontratën koncencionare me fituesin dhe më pas koncencionari të vazhdojë punën.

18 prill fluturimi i parë nga Kukësi. Çunat janë gati dhe në datë 18 janë këtu dhe i pret Rama, kanë mbetur vetëm përgatitjet e fundit”, tha ajo.

![](https://adrianet.al/wp-content/uploads/2021/04/640-0-607a9182563f0.png)

---

**Categories:** Aktualitet
