# Rama nxjerr pamjet, ja se si do të shëndrrohen spitalet nga veriu në jug

> Kryeministri Rama, me anë të një postimi në rrjetet sociale bën me dije se puna “vazhdon pa u ndalur  për rindërtimin e spitaleve moderne nga&hellip;

**URL:** https://publialb.al/rama-nxjerr-pamjet-ja-se-si-do-te-shendrrohen-spitalet-nga-veriu-ne-jug/
**Published:** 2021-05-03
**Modified:** 2021-05-03

---

Kryeministri Rama, me anë të një postimi në rrjetet sociale bën me dije se puna “vazhdon pa u ndalur  për rindërtimin e spitaleve moderne nga veriu në jug”.

Reagimin e tij Rama e ka shoqëruar edhe me pamje nga kantieri i shëndetësisë, ku po punohet për garantimin e një infrastrukture moderne dhe me standarde.

Videoja nis me pamje nga punimet e spitalit të ri të sëmundjeve të brendshme në QSUT, më pas nga Materniteti i ri i Beratit, spitali i Kukësit dhe në fund shfaqen punimet dhe imazhet nga projekti për Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë.

### Grupi privat në Facebook

---

**Categories:** Aktualitet
