# Rama publikon mesazhin nëpërmjet fotos! “Shqipëria Fitoi!”

> Përfundimi i procesit të numërimit në të gjithë vendin nxori fituese Partinë Socialiste, e cila siguroi 74 mandate, e ndjekur nga Partia Demokratike me 59,&hellip;

**URL:** https://publialb.al/rama-publikon-mesazhin-nepermjet-fotos-shqiperia-fitoi/
**Published:** 2021-04-28
**Modified:** 2021-04-28

---

Përfundimi i procesit të numërimit në të gjithë vendin nxori fituese Partinë Socialiste, e cila siguroi 74 mandate, e ndjekur nga Partia Demokratike me 59, Lëvizja Socialiste për Integrim 4 dhe Partia Social Demokrate me 3.

Pas fitores, dje kryeministri Rama zhvilloi një takim në sheshin “Skënderbej”, ku ftoi të gjithë mbështetësit.

Ai i shprehu falenderimin për mbështetjen dhe theksoi se fitorja nuk i atribuohet Partisë Socialiste, por Shqipërisë.

Këtë “slogan”, ai e ka vijuar edhe në rrjete sociale. Ai sot ka publikuar një foto me në sfond flamurin kombëtar, e ku shkruhet: “Shqipëria Fitoi!”

![PS mori 74 mandate, Rama publikon foton dhe jep një mesazh](https://cdnimpuls.com/gazeta-shqip.com/media3/-640-0-608906402c74e.png)

---

**Categories:** Aktualitet
