# Reagimi epik i Dafina Zeqirit kur serbët thonë ‘Kosova është Serbi’ (VIDEO)

> Dafina Zeqiri është një nga artistët e shumtë që kanë reaguar ndaj gafës së kompanisë ‘Apple’ e cila kishte vendosur Kosovën si pjesë të territorit&hellip;

**URL:** https://publialb.al/reagimi-epik-i-dafina-zeqirit-kur-serbet-thone-kosova-eshte-serbi-video/
**Published:** 2020-07-21
**Modified:** 2020-07-21

---

![](https://adrianet.al/wp-content/uploads/2020/07/db69c84735a3d4d16364d4df3e72e88e_L-300x215.jpg)

Dafina Zeqiri është një nga artistët e shumtë që kanë reaguar ndaj gafës së kompanisë ‘Apple’ e cila kishte vendosur Kosovën si pjesë të territorit të Serbisë.

Për këtë, ditët e fundit është bërë një fushatë e madhe nga artistë shqiptarë ndaj kompanisë për të përmisuar gabimin e bërë, ndërsa postimet e artisteve shqiptare nuk kanë munguar. Dua Lipa, Bebe Rexha, Rita Ora, Dafina Zeqiri, etj kanë treguar dhe prejardhjen e shqiptarëve. Këto reagime kanë “tërbuar” serbët të cilët janë futur në profilet e këngëtareve shqiptare dhe kanë bërë komente raciste të tipit “Kosova është Serbi”. Këngëtarja Dafina Zeqiri ka ironizuar këto reagime raciste duke publikuar videon e mëposhtme. “Serbia thotë Kosova është Serbi. Shqiptarët e dinë që nuk është”, shkruan ajo mbi videon që qesh me të madhe.

---

**Categories:** Lajme, Showbizz
**Tags:** Reagimi epik i Dafina Zeqirit kur serbët thonë ‘Kosova është Serbi’ (VIDEO)
