# Reagon Kandidati i LSI Lefter Maliqi: Kjo që po ndodh është e padrejtë! Nuk pranoj zgjedhjet këtu fshihet diçka më e thellë

> Nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social në “Facebook” Kanditati i LSI-së Lefter Maliqi, është shprehur se në këto zgjedhje votat janë blerë dhe&hellip;

**URL:** https://publialb.al/reagon-kandidati-i-lsi-lefter-maliqi-kjo-qe-po-ndodh-eshte-e-padrejte-nuk-pranoj-zgjedhjet-ketu-fshihet-dicka-me-e-thelle/
**Published:** 2021-04-26
**Modified:** 2021-04-26

---

Nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social në “Facebook” Kanditati i LSI-së Lefter Maliqi, është shprehur se në këto zgjedhje votat janë blerë dhe manipuluar, ai nuk i pranon zgjedhjet në këtë lloj mënyre dhe i ka mohuar ato por duke shpresuar se e vërteta do të zbardhet.

Postimi i plotë:

Te dashur bashkeqytetaret e mi ne qarkun e Beratit. Une, ne respekt te vullnetit tuaj, nuk i pranoj keto zgjedhje, kurre dhe pike. Votat e mia jane grabitur, jane blere, jane manipuluar, nga krimi dhe mafia,per mua jo vetem ne qarkun Berat por ne gjithe vendin,dicka e tmerrshme fshihet.Rezultati i deritanishem eshte skandaloz dhe i pavertete. Mbetem me i forte se kurre, besoj qe e verteta do te zbardhet, dhe ndeshkimi do te jete i rende. Vazhdoj me koken lart dhe me besim ne Zot, drejt sfidave reale me fitore kunder krimit, droges dhe mafies.

---

**Categories:** Politike
