# Reagon OSBE pas ngjarjes së përgjakshme në Elbasan: Zgjedhjet mundësi demokratike, që s’mund të njollosen me gjak. Presim hetim të plotë për këtë krim

> OSBE ka reaguar përmes një deklarate lidhur me ngjarjen e një dite më parë në Elbasan, ku u regjistrua një i vrarë dhe katër të&hellip;

**URL:** https://publialb.al/reagon-osbe-pas-ngjarjes-se-pergjakshme-ne-elbasan-zgjedhjet-mundesi-demokratike-qe-smund-te-njollosen-me-gjak-presim-hetim-te-plote-per-kete-krim/
**Published:** 2021-04-22
**Modified:** 2021-04-22

---

OSBE ka reaguar përmes një deklarate lidhur me ngjarjen e një dite më parë në Elbasan, ku u regjistrua një i vrarë dhe katër të plagosur.

Ndërsa shpreh ngushëllimet për familjen e mjekut Pjerin Xhuvani, OSBE thekson se pret nga policia e institucionet gjyqësore të hetojnë plotësisht dhe ta ndjekin penalisht këtë krim të shëmtuar.

[pic.tëitter.com/U7sBhzmBAë](https://t.co/U7sBhzmBAw)

— OSCE Presence in Albania (@OSCEinAlbania) [April 22, 2021](https://twitter.com/OSCEinAlbania/status/1385190738225516551?ref_src=twsrc%5Etfw)

 

“Prezenca e OSBE në Shqipëri vërejti me shqetësim incidentin e dhunshëm, që coi në humbjen e jetës në Elbasan. Mendimet tona janë, së pari, për familjen e viktimës. Ne besojmë, fuqimisht, që fushata zgjedhore dhe përgatitjet e zgjedhjeve janë një mundësi demokratike e jashtëzakonshme, e cila nuk mund të njolloset me gjak dhe dhunë. Presim që policia dhe institucionet gjyqësore të Shqiprëisë ta hetojnë plotësisht dhe ta ndjekin penalisht këtë krim të shëmtuar”- thuhet në deklaratën e OSBE.

 

---

**Categories:** Politike
