# Reagon Presidenti Meta ndaj nismës së shkarkimit: Zgjedhjet nuk kanë mbaruar, mos u merrni me shashka

> Meta ka reaguar menjëherë pas shpalljes publike të nismës për shkarkimin e tij nga kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla. Në një reagim&hellip;

**URL:** https://publialb.al/reagon-presidenti-meta-ndaj-nismes-se-shkarkimit-zgjedhjet-nuk-kane-mbaruar-mos-u-merrni-me-shashka/
**Published:** 2021-05-03
**Modified:** 2021-05-03

---

Meta ka reaguar menjëherë pas shpalljes publike të nismës për shkarkimin e tij nga kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Në një reagim në Facebook, Presidenti Meta e konsideron atë si një shashkë nismën e dytë për shkarkimin si president dhe se kjo sipas tij, bëhet për të fshehur problemet me zgjedhjet.

“Të përqëndrohemi në mbylljen e procesit zgjedhor. Asgjë nuk ka përfunduar! Të vazhdojë administrimi i çdo kontestimi dhe ankese deri në rinumërimin e votës së fundit. Detyrë e të gjithë subjekteve të ndjekin procesin deri në fund. Mos u merrni me “shashka”, por me hetimin e krimeve zgjedhore”, shkruan Meta.

 

---

**Categories:** Aktualitet
