# Reforma Zgjedhore, arrihet marrëveshja, Basha: Hodhëm një hap përpara

> Pas disa ditë bisedimesh, në lidhje me Reformën Zgjedhore, mes pozitës dhe opozitës dhe me ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtar, palët kanë arritur një marrëveshje vetëm&hellip;

**URL:** https://publialb.al/reforma-zgjedhore-arrihet-marreveshja-basha-hodhem-nje-hap-perpara/
**Published:** 2020-06-05
**Modified:** 2020-06-05

---

Pas disa ditë bisedimesh, në lidhje me Reformën Zgjedhore, mes pozitës dhe opozitës dhe me ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtar, palët kanë arritur një marrëveshje vetëm pak momente më parë. Marrëveshja u përshëndet edhe nga OSBE dhe BE. Lideri i Partisë Demokratike Lulzim e përshëndeti arritjen e kësaj marrëveshje me anë të një postimi në rrjetin social Twitter, gjë të cilën e ka bërë dhe pak momente më pas dhe kryeministri i vendit Edi Rama.

Postimi i Bashës

*Sot kemi hedhur një hap përpara, për të mundësuar më shumë garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri.  PDshqiperi dhe Opozita e Bashkuar është e gatshme dhe po punon përditë për t’jua kthyer qeverisjen shqiptarëve. *

 

---

**Categories:** Politike
**Tags:** arrihet marreveshja, Basha: Hodhëm një hap përpara, reforma zgjedhore
